Alban Kastrati

MARKETINGU NE KOSOVE, APO – THE FAST AND FURIOUS

In Uncategorized on November 25, 2008 at 5:20 pm

Në Kosovë gjithnjë e më shumë po keqinterpretohet termi “marketing” pikërisht nga ata që pretendojnë se merren me ‘marketing’. Ky përdhunim i këtij termi bëhet çdo ditë, pa u kursyer nga njerëzit, bizneset, agjencitë, radiot dhe televizionet tona duke e irrituar çdonjërin nga ne.

Ekzistojnë keqkuptime të mëdha rreth asaj se çka me të vërtetë është marketingu. Pronarët e shumicës së kompanive kosovare mendojnë se marketingu është mjet i përshtatshëm për të reduktuar një sasi të mallrave nga stoqet e tyre në një moment të caktuar kohe, ndërsa dy nga televizionet tona (RTK dhe RTV21) nuk bëjnë dallimin esencial mes marketingut dhe reklamës si komponentë përbërëse e shkencës së marketingut. Reklama ndihmon që organizata të arrijë objektivat e saja të marketingut, ajo nuk është vetë marketingu.

Sa më shumë e studiojë çështjen se si një biznes mund të jetë superior në këtë klimë me hiper-konkurrencë, aq më shumë jam i bindur në një fakt-i cili është arma më fuqishme në këtë betejë për të fituar konsumator – marketingu.  

Mirëpo, 20 vjet më parë ishte një botë tjetër. Tani është e ashtuquajtura ‘ekonomia e shpejtësisë’(economy of speed). Neve na nevojitet marketing më i mirë. Prandaj në Kosovë ka aq pak produkte dhe shërbime vendore të cila mund t’i konsiderojmë brende. Sigurisht nuk ju rastisë shpesh të përjetoni kënaqësinë konsumatore në Kosovë, sepse ata që shesin mallrat dhe shërbimet e tyre, nuk e bëjnë atë si duhet. Marketingu është investimi më i mirë vetëm atëherë kur bëhet mirë, e për ta bërë, nevojitet planifikim, përpjekje dhe durim.

Filip Kotler, apo babai i marketingut, në pyetjen se a është marketingu i vështirë për tu mësuar, ka thënë “Lajm i mirë është që marketingu mësohet brenda ditës, ndërsa lajmi i keq është se të merr një jetë të tërë për ta zotëruar”, ndërsa unë me përgjegjësi të plotë them se ‘ekspertet e vetëshpallur’ në Kosovë janë njerëzit që më së paku janë marrë me marketingun në praktikë. Me të vërtetë është sfiduese ta bësh! Mirëpo, kjo mungesë e aktivitetit profesional në tregun e Kosovës bën që çdo reklamë televizive të jetë e përkthyer nga vendi që vjen, dhe që gjithsecili më pas të merr guximin që ta njollos këtë lloj arti.

Nëse dëshironi ta mbysni një produkt apo shërbim të keq atëherë, reklamojeni. Është ajo që po ndodh me marketingun në Kosovë.

P.sh. një bankë komerciale reklamon shërbime të përkryera dhe të shpejta, ndërsa radhët në sportelet e tyre janë të gjata dhe të mërzitshme, ndërsa mua më kujtohet parulla në stendë ku me të madhe shkruan “Ne punojmë për ju”.

Strategjia për kënaqësinë konsumatore, komunikimi i integruar marketing, blerja misterioze, B2B, CRM, databaza marketing, kërkimi marketing, inovacioni, tele-marketingu, shitja personale, ndërrmarrësia, marketingu financiar, (POS) pozicionimi i produktit, diferencimi në treg, fjala e gojës, teknikat e shitjes, dhe marketingu gueril janë zona të pazbuluara nga ekspertet vendor të marketingut, prandaj nuk mund të krenohemi me lojërat shpërblyese dhe shitjet promocionale që bëhen në Kosovë.

Përfundimisht, mendoj se qasja duhet ndryshuar. Duhet planifikim i thuktë. Orientimi duhet të jetë, dominimi i plotë  marketingut në organizatë. Marketingu nuk mund të ekzistojë dhe të zhvillohet vetëm si departament i caktuar në organizatë, ai duhet të dominojë plotësisht biznesin që të arrijë objektivat dhe vizionin e tij. Këtë qasje së paku duhet ta kenë ata që merren me biznes dhe marketing, të cilët janë të pasionuar të kënaqin nevojat konsumatore, duke i shndërruar të njëjtat në aktivitete fitimprurëse, natyrisht duke krijuar ndërlidhje afatgjata dhe të vlefshme me konsumatorët.  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: